Nga Vendi
22 September 2025
Ndërron jetë një 7-vjeçare në Spitalin e Tetovës, Azir Aliu: Janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rrethanave

Mbrëmë në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një 7-vjeçare në rrethana të paqarta. Familja e 7-vjeçares thonë se vajzën e kanë dërguar në spital më 20 shtator (e shtunë) dhe se e njëjta ka pranuar disa infuzione.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka thënë se janë ndërmarrë masat për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

“Me dhimbje të thellë mësova për rastin tragjik në Tetovë, ku një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë. Ngushëllime të sinqerta familjes në këto momente të rënda. Janë ndërmarrë masa për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit dhe opinioni do të informohet me transparencë për çdo hap. Jeta dhe shëndeti i qytetarëve, veçanërisht i fëmijëve tanë, është përgjegjësia jonë më e madhe”, thuhet në deklaratën e tij.



Të ndryshme
Më shumë
As BDI-së, as Besës, Zaev thotë se votuesit vetë do të vendosin kë do ta votojnë21 October 2021
Bllokohet Snapchat, aplikacioni del jashtë funksionit30 July 2021
“Fetarisht është haram, shtëpi e djallëzume”, hoxha kritikon “Për’puthen”25 October 2021