Nga Vendi
22 September 2025
NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi": Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe cilësor, konfirmon raporti javor laboratorik i Ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup.

Sipas analizave të kryera nga Sektori i kontrollit sanitar në periudhën nga 15 deri më 19 shtator, të gjitha mostrat e testuara përmbushin standardet e përcaktuara me Rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm

"Gjatë periudhës së caktuar janë marrë 216 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 216 mostra për analizë mikrobiologjike nga 49 pika të ndryshme matëse në të gjithë qytetin".

"Rezultatet tregojnë se asnjë mostër nuk devijon nga normat e përcaktuara, që do të thotë se banorët e Shkupit mund të përdorin ujin nga ujësjellësi i qytetit pa ndonjë problem", thuhet në njoftim.



Të ndryshme
Më shumë
Rast i ri! Burri lajmëron policinë: Më rrahën gruaja dhe vajza27 August 2021
Kaq në formë nuk e keni parë asnjëherë, Fifi mahnit me linjat trupore në pozat e reja 5 September 2020
Leonora Jakupi shtyn dasmën me biznesmenin e divorcuar i njohur ndryshe si "Baba i tenderave", Historia e fshehtë 9 vjeçare e dashurisë13 September 2021