Nga Vendi
23 September 2025
Vdekja e 7 vjeçares, Komisioni disiplinor ka biseduar me të gjithë mjekët

Komisioni disiplinor i Spitalit Klinik të Tetovës, sot ka biseduar me të gjithë mjekët që kanë qenë ne detyrë natën që ndërroi jetë vajza shtatëvjeçare nga fshati Çellopek i komunës së Bërvenicës. Ky komision gjithashtu ka marrë në shqyrtim edhe dokumentacionin mjekësor të kontrolleve dhe intervenimeve të kryera mjekësore, me qëllim që të shihet nëse janë respektuar të gjitha protokollet që kërkon rregulli spitalor. Brenda ditëve, pritet që një inspektim i ngjashëm të kryhet edhe nga komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë për rastin Prokuroria e Tetovës ka hapur lëndë. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Kurti pret Daniel Serwer, diskutohen rruga e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s29 June 2026
MPB: Janë regjistruar disa incidente në Shkup, Kumanovë dhe Veles17 October 2021
Qytetari i bën pyetje hoxhës: A ke nejtë ti me Allahun që e di se i urren beqarët a?21 September 2021