Nga Vendi
26 September 2025
AKI: Mexhiti premton projekte për të cilat komuna nuk ka kompetencë

Nga Aleanca Kombëtare për Integrim kanë kritikuar Izet Mexhitin dhe kryetarin aktual në Komunën e Çairit, për siç thonë nga AKI menaxhim me zero rezultate.

“Ai ka qenë në pushtet 20 vite: tre mandate kryetar komune dhe dy të tjera ushtar i tij më i besuar. Rrugët janë ende të shkatërruara, plehrat ende mbysin lagjet, parkingjet mungojnë, ndërsa planifikimi urban është në kaos. Sot ai vjen e flet për të ardhmen, por kjo është pasqyra e punës së tij deri dje. Mexhiti po mashtron qytetarët me projekte për të cilat komuna nuk ka kompetencë. Kemi parë Izet Mexhitin të premtojë ndërtimin e klinikave, xhamive dhe projekte që nuk janë nën juridiksionin e komunës. Kjo nuk është fushatë – kjo është mashtrim elektoral”, thonë nga AKI.

Nga AKI thonë se Mexhiti është personi që ka caktuar drejtorët, administratorët dhe politikat që kanë çuar Çairin në gjendjen e sotme.

“Ai ka qenë në pushtet më shumë se kushdo tjetër. Ka pasur mundësinë të ndryshojë gjërat, por nuk bëri asgjë për 20 vite. Sot thotë se duhet ndryshim – por nga kush kërkon ndryshim? Nga vetja e tij? Iku nga Çairi në Butel dhe nuk ka ardhur asnjëherë të flasë me qytetarët për çerdhet pa vende, për mbeturinat nëpër lagje, për mungesën e ndriçimit publik. Por tani, katër javë para zgjedhjeve, kujtohet për Çairin. Ky nuk është shërbim ndaj qytetarëve , kjo është fushatë për pushtet personal”, thonë nga AKI.

Nga AKI thonë se më 19 tetor do të ndalohet rrënimin e mëtejshëm i Çairit dhe komuna do tu kthehet qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
BRT në Shkup ndryshon drejtim, nuk prek gjelbërimin qendror, parashikohen barriera natyrore28 March 2026
Arrestohen katër persona në Maqedoni për drogë që kushton mbi 70 mijë euro14 September 2021
Hoxha takon Këshillin e Diasporës, synohet riorganizim dhe agjendë e re bashkëpunimi13 April 2026