ShowBiz
26 September 2025
Me lot në sy dhe zërin që i dridhet, G-Bani ngushëllon Gjestin pas vdekjes tragjike të vëllait, anulon projektin muzikor

Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, G-Bani ka ngushëlluar Gjestin për lajmin tragjik që ka kapluar sot familjen e tij, vdekjen e vëllait të vogël në aksident.

Në një videomesazh në Instagram, G-Bani thotë se është i trishtuar për këtë humbje dhe se i qëndron pranë Gjestit, me të cilin janë njohur si konkurrentë në Big Brother Vip Albania 4.

Ndërkohë sot pritej dhe publikimi i një materiali të ri muzikor të tij, por ai ka thënë se kjo do të shtyhet pas kësaj tragjedia, si shenja më e vogël që mund të bëjë për mikun e tij.

“Sapo mora vesh nga një njeri imi që vëllai i Gjestit ka humbur jetën në një aksident. Si fillim, janë momente shumë të vështira për të gjithë, për familjarët e vet. Ngushëllime Gjest, edhe fjalët janë të tepërta.

Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.”

Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”, shprehet ai.



Të ndryshme
Më shumë
Studentët në Teheran protestojnë kundër hixhabit të detyrueshëm29 September 2026
Reperi në vend të flokëve vendos zinxhirë floriri dhe diamante17 September 2021
Filipçe: Arifhikmeti Deari nga Tetova është mjekui i parë që ka humbur jetën nga Covid 5 July 2020