Nga Bota
29 September 2025
Pentagoni: Në shqyrtim kërkesa e Ukrainës për raketat Tomahawk

SHBA po shqyrton kërkesën e Ukrainës për raketat Tomahawk

Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë kërkesën e Ukrainës për furnizim me raketa me rreze të gjatë veprimi, Tomahawk, për t’i përdorur në luftën kundër agresionit rus. Lajmin e konfirmoi të dielën nënpresidenti amerikan, JD Vance. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që SHBA-ja t’i shesë raketat vendeve evropiane, të cilat më pas do t’ia dërgonin ato Ukrainës. Në një intervistë për “Fox News Sunday”, Vance theksoi se vendimi përfundimtar do të merret nga presidenti amerikan, Donald Trump. “Ne po shqyrtojmë një numër kërkesash nga evropianët”, tha ai. Raketat Tomahawk kanë një rreze veprimi prej rreth 2.500 kilometrash, gjë që do të vendoste edhe Moskën brenda rrezes së forcave ukrainase nëse Kievi do t’i siguronte ato.



Të ndryshme
Më shumë
Kina nuk mbushet mend, fillon festivali i mishit të qenit, pritet të theren 5 mijë kafshë për 10 ditë22 June 2021
Arben Taravari jep dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë – të martën dorëhiqen edhe funksionarët e tjerë të ASH14 May 2025
Gjendja e komunikacionit rrugor në Maqedoninë e Veriut 7 August 2020