Nga Vendi
15 July 2020
Taravari: Presim fitore bindëse, janë regjistruar parregullsi të shumta

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencën për shtyp pas mbylljes së vendvotimeve tha se sipas të dhënave që posedojnë, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është në epërsi.

“Informacionet e para nga shtabet tona janë se ne jemi në epërsi të madhe dhe presim fitore bindëse. Shpresoj se më vonë kur të mbajmë konferencë për shtyp nga ora 23:30 ti tregojmë rezultatet përfundimtare, por trendi është pro nesh”, tha mes tjerash Taravari.

Taravari zgjedhjet e sotme i konsideroi si jokorrekte duke theksuar se janë vërejtur parregullsi të shumta.

“Në fshatin Llojan blloku i fletvotimeve ka pasur radhitje të parregullt të numrave serik. Në fshatin Ramanli të Kumanovës është regjistruar i ashtuquajturi tren Bullgar,ndërsa ne mbrëmje është vërejtur se dikush ka nënshkruar në emër të dikujtë tjetër. Në fshatin Llaskarcë të njejtat persona kanë votuar për disa herë”, theksoi Taravari.



Të ndryshme
Më shumë
Kohë më parë deputetja Mesila Doda i replikonte Mukit: ‘Për Iliridën nuk më ndalojnë të flas sllavët, e as dhëndurët e sllavëve”11 July 2020
Vazhdon debati në “Big Brother”: Kam parë mijëra balerina në tanga, mbeta me pa b*** e Semit20 October 2021
BDI: Ndryshimet qeveritare nuk janë reformë, por pranim i dështimit të VLEN-it13 July 2026