Nga Vendi
29 September 2025
Mickoski: Kushdo që ka lidhje me rastin Koçan, duhet të dalë para drejtësisë

"Çdonjëri, i cili në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme ka lidhje me rastin në Koçan duhet të nxirre para faqes së drejtësisë", theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski pas mbikëqyrjes së realizuar të aktiviteteve ndërtimore në rrugën “8 Shtatori” në Gradsko.

I pyetur për koment për storjen e re të IRL-së, në të cilën thuhet se ka përfshirje të inspektorëve tatimorë në rastin Koçan, ndërsa nuk ishin përfshirë me aktakuzën, ai theksoi se rastin e udhëheq prokuroria, gjegjësisht prokurori shtetëror publike Ljupço Kocevski.

“E keni parë edhe ju në periudhën e kaluar, rreth 12 prokurorë punuan në këtë rast. Nëse pyetja është nëse jam i kënaqur me punën e Prokurorisë, përgjigjja ime do të jetë se nuk jam i kënaqur. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse e mbështetëm shkarkimin e Kocevskit në parlament, ndërsa pse LSDM dhe BDI nuk e mbështetën shkarkimin e Kocevskit është një pyetje tjetër”, deklaroi Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: Masat e Qeverisë për uljen e çmimeve ishin të pasuksesshme30 April 2025
Afrim Muçiqi ka një porosi për të ‘zotët’ e dasmave: Njoftoni mysafirët që duhet të kenë çertifikatë të vaksinës ose test negativ18 August 2021
Mexhiti sfidon Ahmetin dhe Osmanin: A do ta lusin Mickoskin për qeveri? 2 October 2025