ShowBiz
29 September 2025
Rrëfehet Krist Aliaj: Nuk më pëlqen muzika që bën Luiz Ejlli

Në një intervistë për emisionin “Andale”, Kristi Aliaj foli për muzikën e fituesit të ‘Big Brother VIP Albania’ Luiz Ejllit, duke theksuar se nuk është aspak i tërhequr nga drejtimi që ai ka zgjedhur të ndjekë.
 

“Mua nuk më pëlqejnë zhanret që bën Luizi. Në një ambient tjetër folëm të njëjtën gjë. Më vjen keq sepse ka gjithë atë hapësirë të bëjë këngë, studio e gjëra. Duan të shajnë, shajnë sa më shumë,”- u shpreh Kristi gjatë intervistës.

Deklarata e tij u pa nga shumë si një vazhdim i rivalitetit të dikurshëm mes tyre, që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Pavarësisht këtij kriticizmi, Kristi u tregua i kujdesshëm të theksonte se çdo artist ka stilin e vet dhe është i lirë të ndjekë rrugën muzikore që dëshiron.

“Secili ka stilin e vet, ka të drejtë të bëjë atë që ndjen. Unë thjesht nuk jam dakord me zhanret që ai zgjedh,” – shtoi ish banori i ‘BBVA’.

Kujtojmë se në atë edicion të dytë të “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Luiz Ejlli arriti të fitonte jo vetëm zemrat e publikut, por edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ai vijoi karrierën në muzikë, ndërsa Kristi ka qenë më i stepur nga televizioni.



Të ndryshme
Më shumë
Përgjegjësi penale për 344 punëdhënës që morën ndihma shtetërore dhe nuk paguan punëtorët11 August 2020
Dënimi me burg, Jankullovska: Nuk e kam ndërmend të ik askund19 September 2020
Zaev reagon pas një kohe të gjatë: Demanton akuzat e VMRO-DPMNE-së dhe paralajmëron padi 8 February 2026