Nga Rajoni
30 September 2025
DASH rikonfirmon qëndrimin ndaj Kurtit: Shmang destabilizimin, dialogu mbetet pezull

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka rikonfirmuar pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke ritheksuar shqetësimet e Uashingtonit lidhur me veprimet e qeverisë kujdestare në Prishtinë.
 

Në një deklaratë për median Nacionale, zëdhënësi i DASH-it thekson se qëndrimi i SHBA-ve i është përcjellë në mënyrë të qartë Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë,” – deklaroi zëdhënësi i DASH-it.

SHBA-të theksojnë se kërkojnë bashkëpunim të ngushtë me institucionet në Kosovë, por sipas deklaratës, ky bashkëpunim duhet të bazohet në shmangien e veprimeve që rrezikojnë stabilitetin në rajon.

“Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdestare, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës,” – shton më tej deklarata.

Sipas DASH-it, vlerësimet për veprimet e qeverisë në Prishtinë do të vazhdojnë, ndërsa aktualisht nuk ka zhvillime të reja për të njoftuar në këtë drejtim.



Të ndryshme
Më shumë
PAMJE TË RËNDA! Burri dhunon në mënyrë kafshërore gruan në Tiranë, në sy të djalit 3 vjeç. Djali i madh filmon skenën22 September 2021
Bekim Fazliu përkujton Epopenë e UÇK-së: Prekazi është betim dhe Jasharajt themeli i qëndresës shqiptare 5 March 2026
Janë regjistruar 1.760.194 qytetarë në Maqedoni29 September 2021