Nga Vendi
22 June 2020
Maqedoni: nëntë viktima dhe 90 raste të reja me COVID-19, 48 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 665 testime për coronavirus, ndërsa 90 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 36 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 4 nga Tetova, 8 nga Shtipi, 2 nga Velesi, 2 nga Manastiri, 13 nga Ohri, 1 nga Gostivari, 1 nga Krusheva, 2 nga Koçani, 1 nga Probishtipi, 2 nga Shën Nikolla dhe 6 nga Resnja.

MSH informon se janë regjistruar edhe 9 viktima, prej të cilëve 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe 1 nga Gostivari.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 48 pacientë të shëruar. Prej të cilëve 9 janë nga Shkupi, 30 nga Shtipi, 1 nga Tetova, 4 nga Gostivari, 1 nga Velesi, 1 nga Strumica, 1 nga Koçani dhe 1 nga Probishtipi.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 5196, prej të cilëve 1974 janë shëruar, ndërsa 247 kanë ndërruar jetë



Të ndryshme
Më shumë
Integrimi evropian, Zaev pret rezultat pas zgjedhjeve në Bullgari 4 October 2021
Mbyllet spitali modular pranë Klinikës Infektive në Shkup për shkak të ujit20 October 2021
Festivali “Çarshia” sjell katër net muzikë dhe art në zemër të Shkupit 21 July 2026