Nga Vendi
5 October 2025
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut drejt udhëtimit pa viza në SHBA

 

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shumë shpejt mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë për vizë hyrjeje.

Lajmi është bërë i ditur nga Radio Evropa e Lirë, e cila raporton se kjo çështje është pjesë e diskutimeve që Qeveria e Shkupit ka hapur me administratën amerikane. Heqja e vizave pritet të jetë një nga rezultatet konkrete të Dialogut Strategjik mes dy vendeve, i cili nisi në qershor të vitit 2022.

Ky dialog konsiderohet si një kornizë institucionale që synon thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme dhe avancimin e marrëdhënieve në një nivel më të lartë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, institucionet përkatëse janë tashmë të përfshira në grupet ndërsektoriale të punës për aderimin në Programin për Heqjen e Vizave si dhe në Programin Global për Hyrje në SHBA (Global Entry) — hapa që i afrojnë qytetarët e vendit drejt udhëtimit të lirë pa viza në territorin amerikan.

 
 


Të ndryshme
Më shumë
Ish-deputetja afgane: Presidenti tha se kishte takim, por u arratis nga vendi18 August 2021
U arrestua me këngëtaren Elsa Lila, kush është boksieri i njohur shqiptar që trafikonte drogë në Itali16 March 2022
Kamioni Del Nga Rruga Dhe Bie Në Liqen Në Kukës, Polumbarët E RENEA-S Në Kërkim Të Shoferit29 June 2020