Nga Vendi
6 October 2025
Sejdiu në Pallaticë: Një zë për zhvillimin në vazhdim! Sulejmani: Strimnicës ky pushtet i ka hak në të gjitha anët

Kandidati i VLEN për kryetar të komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ka vizituar fshatin Pallaticë, ku është takuar me banorët e këtij fshati. Sejdiu premton vazhdimin e disa projekteve në fshat.

“Pallatica, NJË ZË për zhvillimin në vazhdim. Salla e sportit, rrugë tjera të asfaltuara, ujësjellësi dhe shumë projekte në vazhdim për Pallaticën”.

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani, bashkë me deputeten Ilire Dauti ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Strimnicë. Sulejmani thotë se Strimnica është fshati që nuk pranon menaxhim të keq.

“Do të jetë vendbanimi që do ta çojë këtë pushtet në histori, sepse Strimnica di të vlerësojë, sepse Strimnicës ky pushtet i ka hak në të gjitha anët, ky pushtet e ka dëmtuar fshatin Strimnicë duke manipuluar dhe me projektet që i kanë bërë qytetarët dhe kompanitë e fshatit Strimnic”, tha mes tjerash.

 



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni, me dozën e parë është vaksinuar mbi 44,6 për qind e popullatës mbi 18 vjet 7 September 2021
10 filmat me te bukur mbi vjedhjet dhe grabitjet29 July 2020
Beatrix i tregon Donaldit çfarë ka humbur15 March 2022