ShowBiz
8 October 2025
U përfol për ndarje nga Bardhi, reagon Sara

Postimi i fundit i Sara Gjordenit, u mor në rrjet sikur kishte ndodhur ndarje mes saj dhe Bardhit.

Në një Instastory të publikuar nga vetë Bardhi, ai shihet i lumtur përkrah partneres së tij, Sarës, duke shoqëruar foton me një zemër dhe simbolin kundër syrin të keq. Pak më herët, Sara reagoi përmes një postimi të gjatë, ku sqaroi se nuk ka pasur asnjë ndarje. Ajo theksoi se për të, familja është “gjëja më e shenjtë në botë” dhe se pushimi i saj nga rrjetet sociale erdhi për shkak të ngarkesës së madhe dhe një periudhe të lehtë pas lindjes.

Postimi i saj:

“Guys, nuk reflektova ndarje ne storyn tim te fundit.
Për mua familja jonë është gjëja më e shenjtë në këtë botë.
Nuk do guxoja kurrë të lija aludime të tilla për vëmendje as edhe një ditë më shumë.
Nuk kam nevojë as dëshirë për të tillë simpati apo për dy minuta famë boshe!

Pushimin nga rrjetet e lajmërova për shkak të ngarkesës së madhe të punëve të shumta gjatë ditës, overthinking dhe një periudhe postpartum depression-i të lehtë të cilin kam dëshirë ta kaloj vetëm me familjen time.

Sfidat e të ri-njohurit veten pas lindjes si individ janë të vështira, duke nisur që nga simptomat fizike e deri tek ato emocionale.
Çdokush nga ne, figurë publike apo jo, ka të drejtë të tërhiqet kur të dojë në momente të tilla kalimtare.

Gjithçka kalon, nëse je në periudhë të tillë jepi vetes forcë sepse s’ka asgjë që vullneti s’e mposht.
IMG 4623 scaled



Të ndryshme
Më shumë
Skandal me miliona në Shkup, 21 persona dhe 4 kompani nën akuzë për mashtrim tatimor dhe pastrim parash 7 April 2026
Maqedonia e Veriut e gjashta në Evropë për nga numri i rasteve të reja me Covid-1920 August 2021
Senati amerikan i hap rrugë votimit për 74 emërime, mes tyre edhe kandidatura e Eric Wendt për ambasador në Shqipëri31 July 2026