Nga Vendi
8 October 2025
Daut Memishi: Dhurimi i gjakut, akt human që shpëton jetë

Në Komunën e Tearcës u zhvillua një aksion humanitar për dhurimin e gjakut, i cili u organizua me iniciativë të të rinjve të komunës, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për rëndësinë e këtij akti human dhe jetësor.

Në këtë nismë të vlefshme mori pjesë edhe kandidati për kryetar komune, Daut Memishi, i cili, së bashku me anëtarët e shtabit të tij lokal, dha shembullin e një përkushtimi të sinqertë ndaj vlerave humane, solidaritetit dhe përgjegjësisë shoqërore.

Prania dhe angazhimi i tij në këtë aktivitet u vlerësuan si shenjë e ndjeshmërisë qytetare dhe lidershipit aktiv, duke treguar se politika mund të jetë gjithashtu një mjet për të promovuar mirësinë dhe humanizmin në komunitet.Në kuadër të aktivitetit, u theksua se dhurimi i gjakut është një akt i thjeshtë, por me ndikim të madh, që mund të shpëtojë jetë dhe të japë shpresë për ata që kanë nevojë.



Të ndryshme
Më shumë
Djali i Kadri Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre18 September 2026
Ishin nisur drejt Evropës, së paku 57 imigrantë mbyten në ujërat e Libisë27 July 2021
Kush është Vlora Hyseni, nga AKI-ja në krye të SHISH-it, tash e pezulluar pas hetimit të SPAK-ut22 September 2026