Nga Vendi
10 October 2025
Promovohet libri “Rrëfenjat e mia” i autorit Valmir Aziri

Në ambientet e Universitetit të Tetovës u promovua libri “Rrëfenjat e mia” i autorit Valmir Aziri, piktor dhe profesor i artit grafik në këtë universitet. Libri, i frymëzuar nga djali i tij Ermali, i cili prej vitesh përballet me sfida shëndetësore në spitale të ndryshme, përfaqëson një rrëfim të thellë emocional dhe njerëzor. “Rrëfenjat e mia” është një homazh mbi dhimbjen, dashurinë prindërore dhe forcën shpirtërore të një babai që rrëfen përmes artit dhe ndjenjës. Folësit në promovim vlerësuan lartë nivelin artistik dhe emocional të veprës, duke e cilësuar atë si një dëshmi prekëse të lidhjes midis artit dhe jetës./AlmakPress



Të ndryshme
Më shumë
Vizita e Kurtit në Shkup sjell masa të përkohshme sigurie dhe ndryshime në qarkullim10 February 2026
Cilat janë klubet ku mund të shkojë Lionel Mesi? 6 August 2021
Ibra ka vendosur të qëndrojë te Milani31 July 2020