Nga Vendi
10 October 2025
Zgjedhjet lokale/ VLEN prezantoi programin përpara banorëve të Haraçinës

Koalicioni VLEN prezantoi programin përpara banorëve të komunës së Haraçinës. Kandidati për numrin një të kësaj komune, Daut Beqiri, u zotua se nëse fiton, gjatë mandatit të tij 4 vjeçar, do t’u jep fund të gjitha temave që për 3 dekada premtohen në çdo cikël zgjedhor, siç është uji i pijshëm, kanalizimi, e deponitë. Ai nënvizoi se këto çështje do të jenë pjesë e së kaluarës, dhe për të to nuk do të ketë kompromis.

“Sa u përket investimeve infrastrukturore uji i pijshëm, kanalizimi dhe rrugët e pa asfaltuara, do të zgjidhen në katër vitet e ardhshme dhe këto janë çështjet me të cilat nuk do të bëjmë kompromis aspak, sepse janë kushte elementare për jetë, të cilat duhej çdo qytetar në çdo vendbanim t’i kishte pasur shumë vite më parë. Shëndetësia është ndër prioritetet kryesore, ambulanca duhet të jetë me kushte moderne, do të punojmë që të sigurojmë mjek specialist dhe sa më shumë shërbime shëndetësore brenda këtij objekti. Haraçinën e kemi amanet nga të parët tanë dhe amanet do ua lëmë pasardhësve tanë”, tha Daut Beqiri, Kandidat i VLEN-it për komunën e Haraçinës.



Të ndryshme
Më shumë
Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV18 May 2025
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 42-të, shtetasit e RMV-së pa viza mund të udhëtojnë në 129 vende15 October 2025
Katër të vdekur pas një shpërthimi në një stacion treni në Ukrainë24 October 2025