Nga Vendi
10 October 2025
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nënshkruan memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët.

Siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, ky memorandum vendos bazat për thellimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit mes gjykatave kushtetuese të të dyja vendeve.

Memorandumi u nënshkrua nga kryetarët e dy gjykatave, Darko Kostadinovski dhe Nexhmi Rexhepi, dhe është rezultat i komunikimit konstruktiv dhe të suksesshëm deri më tani. Qëllimi i tij është të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve, avancimin e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e praktikës gjyqësore dhe vendimeve të marra.



Të ndryshme
Më shumë
2 viktima dhe 72 raste të reja në Shqipëri28 June 2020
Vaksina ruse për Covid, Venezuela kërkon vullnetarë për testimin 2 September 2020
Kosova në mesin e katër “vendeve të prejardhjes” së virusit në Zvicër10 August 2021