Nga Vendi
11 October 2025
Koalicioni VLEN mbajti tubim në komunën e Zhelinës

Koalicioni VLEN mbajti tubim në komunën e Zhelinës. Kandidati i këtij koalicioni për numrin një të kësaj komune, Blerim Sejdiu, u zotua se nëse përsëri e fiton besimin e qytetarëve, jo vetëm do të vazhdojë punët e nisura, por do ta çojë Zhelinën në një fazë të re zhvillimi në komunë më urbane, më moderne dhe, siç tha, më të denjë për gjeneratat që vijnë.
“Kemi projekt dhe nisim muajin e ardhshëm me gurthemelin e çerdhes më të madhe në rajon që do të bëhet në komunën e Zhelinës. Kemi menduar edhe për rininë, këtë vit përfundojmë me projektin e Pallatit të Kulturës që është enkas për të rejat dhe të rinjtë tanë që janë të mrekullueshëm dhe kjo është fjala jonë për ata. Kemi fituar dy projekte për pleqtë”, tha Blerim Sejdiu, kandidat i VLEN-it për komunën e Zhelinës



Të ndryshme
Më shumë
Arrestohet një person nga rrethi i Tetovës, akuzohet se ka ndezur zjarr në një arë11 July 2025
Ahmeti: Duke krijuar vende të reja të punës, unë kam një problem më pak16 September 2021
Grabitje me dhunë në Shkup, Prokuroria kërkon paraburgim për 43-vjeçarin17 November 2025