Nga Vendi
12 October 2025
Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga AKI Bajram Rexhepi, premton zhvillimin e Banjës së Tetovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga radhët Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, premton zhvillimin e Banjës së Tetovës. Rexhepi premtoi se përveç rregullimit të banjës si dhe kthimit të saj në një qendër turistike për banorët e vendit dhe të jashtëm, në këtë rrugë, do të krijohet edhe një shteg për biçikleta për banorët që dalin për të vizituar banjën.

“Jemi në një aktivitet parazgjedhor për të shpalosur një nga pikat e programit tonë zgjedhor të ofertës tonë politike. Pikërisht, bëhet fjalë për zhvillimin e kësaj qendre rekreative që fatkeqësisht ka mbetur ndër të vetmet në Tetovë e që për katër jo që nuk investuar asnjë projekt i vetëm në këto anë por përkundrazi edhe nuk është mirëmbajtur. Plani jonë është që ta zhvillojmë këtë qendër rekreacioni, ta zhvillojmë edhe me një shteg biçikletash që qytetarët kohën e lirë të tyre, së paku në këtë pjesë të qytetit të mund ta kalojnë dhe ta shfrytëzojnë për rekreacion”, tha Bajram Rexhepi. Kandidat i AKI për Tetovën.



Të ndryshme
Më shumë
BESA nuk pajtohet me qendrimin e Zaev, ja çfarë thotë Hoxha26 June 2021
Berisha: Rama po e përjeton protestën si "Vaterlonë" e tij, largohu dhe përballu me drejtësinë21 June 2026
Bërnabiq i uron fat Vuçiqit para takimit me Albin Kurtin: Kurrë nuk kam qenë më e shqetësuar15 June 2021