Sport
13 October 2025
Kombëtarja Shqiptare para miqësores me Jordaninë

 

 

 

 

Ekipi i Kombëtares Shqiptare të futbollit zhvilloi stërvitjen e fundit para miqësores me Jordaninë. Ekipi u paraqit i plotë në stërvitje dhe në gjendje të mirë fizike.

 

Kjo ndeshje miqësore i jep mundësinë trajnerit Silvinjo të provojë lojtarë të rinj, por edhe skema të vendosjes së reja.

 

Në konferencën zyrtare para ndeshjes, tekniku i Kombëtares Shqiptare u shpreh se do të shikojë se kush nga lojtarët jep më shumë dhe është në formë. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka ndeshje të lehta apo të quajtura miqësore; të gjitha ndeshjet duhet të merren seriozisht dhe lojtarët duhet të hyjnë në fushë për të fituar.

Silvinjo gjithashtu shprehu lumturi të madhe për fitore të rëndësishme ndaj Serbisë, duke shtuar se kjo fitore i mban shpresat Shqipërisë për një kualifikim të mundshëm në Botërorin e 2026.

Gazetare: Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
“Të gjithë sytë nga unë”, Anxhelina Hadërgjonaj me imazhe joshëse në rrjete sociale27 August 2021
Irani kërcënon Ngushticën e Hormuzit, rrezik për ekonominë globale 2 March 2026
Tetova shkon në balotazh20 October 2025