Nga Vendi
14 October 2025
Zbulohen lëndë narkotike në Koçan, ndalohen dy persona

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje në orën 10:00 në Koçan, policia nga DPB të Koçanit ndaluan 22-vjeçarin D.Z. dhe 23-vjeçarin N.D., të dy nga Koçani, sepse gjatë një kontrolli në shtëpinë e tyre, tek D.Z. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
 

Më vonë, me urdhër gjykate, u krye një kontroll në shtëpinë e D.Z., gjatë të cilit u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, dy mulli me mbetje marihuane dhe sende të tjera të dyshuara se janë nga një krim.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.



Të ndryshme
Më shumë
Arsim Dalipi: Çdo vote ka vlerë dhe domethënie.19 October 2025
Nga 31 korriku qytetarët e Maqedonisë nuk do të vaksinohen në kufirin me Bullgarinë 6 July 2021
VLEN: Fillon ndërtimi i autostradës së re Tetovë-Gostivar, investim strategjik në shërbim të qytetarëve 3 May 2025