Nga Vendi
16 October 2025
Gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” të Koçanit do të fillojë më 19 nëntor

Gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” të Koçanit në të cilën humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të rinj, do të fillojë më 19 nëntor.
 

“Seanca kryesore për çështjen penale lidhur me aksidentin në diskotekën “Pulse” në Koçan është caktuar për 19 nëntor 2025, duke filluar në orën 09:30, në sallën e gjyqit në Shtëpinë Korrektuese të Idrizovës”, njoftojnë nga Gjykata Penale.

Siç është raportuar më parë nga gjykata, aktakuza, fillimisht e ngritur nga Prokuroria Publike e Koçanit dhe më pas me vendim të Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë, e caktuar në juridiksionin e Prokurorisë Publike të Shkupit, u miratua në tërësi, dhe në përputhje me sistemin AKMIS, iu caktua për procedurë të mëtejshme gjyqtares Diana Gruevska Ilievska.



Të ndryshme
Më shumë
Më shumë se 20 raste të raportuara: Aksidente, arrestime dhe ngjarje të tjera në Maqedoninë e Veriut26 July 2026
Humb jetën një grua nga Ohri në aksident me motoçikletë18 August 2020
MPB: Gjashtë persona humbën jetën brenda katër ditëve në aksidente trafiku në Maqedoni, respektoni rregullat e trafikut 6 November 2025