Nga Vendi
16 July 2020
Për herë të parë në histori, shqiptarët me 32 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë

Bazuar në të dhënat preliminare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike shqiptare në përbërjen e re parlamentare te dalë nga zgjedhjet e 15 korrikut, do të kenë 32 deputet. Kjo nuk ka ndodh që nga zgjedhjet e para parlmentare të vitit 1991 në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani më së shumti që kanë mundur të nxjerrin deputet shqiptar ka qenë 29 edhe atë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008.

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqjen e Ali Ahmetit do të ketë 15 deputet, pesë më shumë se sa në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar pë Qeverinë e re. Në njësinë e gjashtë BDI ka triumfuar me 7 deputet, në njësinë e pestë me 3 deputet, në të dytë me 3 dhe në të parën me 2 deputet.

Koalicioni mes dy partive, Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës, do të ketë 12 mandate deputetësh, një rritje e madhe e numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar parlamentare. Në njësinë e gjashtë keto dy parti kanë ftuar 6 deputetë, në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputet.

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputet.

 

Partia Demokratike e Menduh Thaçit mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore. ( INA)



Të ndryshme
Më shumë
Një banor në Gostivar akuzohet për shpërndarje të sëmundjes ngjitëse27 October 2021
Kur duhet përdorur maska në Shqipëri sipas protokollit të shtetit shqiptar?16 June 2021
Von der Leyen godet Orbanin: Turp, duhet ta largoni ligjin anti-LGBT 7 July 2021