Nga Rajoni
19 October 2025
Ramush Haradinaj merr pjesë në Maratonën e Tiranës: Hera e dytë për mua

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte një nga rreth 5100 garuesit që morën pjesë në Maratonën e Tiranës këtë të diel. Ai garoi në kategorinë 21 kilometra dhe tha se kjo ishte hera e dytë që merr pjesë në këtë aktivitet sportiv.

 

“Një përvojë e shkëlqyer në Maratonën e Tiranës. Hera e dytë për mua në këtë garë që bashkon kaq shumë njerëz nga vende të ndryshme,” u shpreh Haradinaj duke falenderuar organizatorët për atmosferën dhe mikpritjen./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski paralajmëron rritje pagash, deri në 40% më shumë për administratën në dy vite27 March 2026
Bejta: Nuk e di kush është në nivelin tim si artist në Kosovë13 November 2026
Jehona e votuesve deri në orën 15:00 është 31,16%19 October 2025