Nga Bota
19 October 2025
Ali Ahmeti: Zgjedhjet janë pasqyra e shtetit dhe shkalla e demokracisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ushtroi sot të drejtën e tij të votës në kuadër të zgjedhjeve lokale. Pas votimit, ai u shpreh për mediat:
"Zgjedhjet dhe standarti që ushtrohet në zgjedhje janë pasqyra e vet shtetit, është shkalla që arrihet në demokraci, dhe mbi të gjitha uroj që të gjithë me përkushtim të punojnë sot që të kemi një proces të drejtë."

 

Ahmeti bëri thirrje për pjesëmarrje të lartë dhe respektim të rregullave, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit qytetar për një proces zgjedhor transparent dhe të drejtë.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Nga shtatori infermiereve dhe teknikëve do t’u paguhet arsimi i lartë24 June 2021
Gordana Jankullovska dërgohet në burg29 September 2020
Afrim Gashi për të tretën herë i ikë debatit me Arbër Ademin! 7 July 2020