Nga Vendi
19 October 2025
Bujar Osmani uron fitoren e Izet Mexhitit: I uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme.

Kandidati nga radhët e Aleancës për Integrim (AKI), Bujar Osmani, ka uruar kundërshtarin e tij nga radhët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Në një prononcim për publikun, Osmani tha: “U uroj sukses në drejtimin e komunës gjatë katër viteve të ardhshme.”
Ky gjest i tij u mirëprit si një shembull i kulturës demokratike dhe respektit ndaj vullnetit qytetar pas garës elektorale./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Meteorologia kroate flet për temperaturat e larta në rajon: Kjo s’është normale23 June 2021
Depresioni në adoleshencë dhe rreziku që vjen prej tij 2 September 2020
Dje në Maqedoni janë vaksinuar 14.084 qytetarë 7 July 2021