Nga Vendi
22 October 2025
Ndalohen dy persona në Tetovë, u konfiskohet marihuanë dhe armë

MPB Maqedoni njofton se dje (21.10.2025) në orën 15:40 në Tetovë, oficerët e policisë së Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë arrestuan A.V. (23) nga Tetova, sepse tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

Siç njoftojnë nga MPB, më vonë, me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpinë e tij në Tetovë, ku ishte i pranishëm babai i tij B.V. (46), gjatë të cilit u gjetën një armë dhe dy karikatorë me gjashtë dhe shtatë fishekë, pa dokumentacion.

"U ndalua edhe B.V, dhe pas dokumentimit të ngjarjeve, do të dorëzohen shkresa përkatëse", thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
E masakruan derisa ishte shtatzënë, shënohen 52 vite nga vrasja më brutale në Hollivud 9 August 2021
Seanca ndaj Erion Veliajt shtyhet për në shtator, avokati i tij gjobitet me 50 mijë lekë21 July 2026
Maqedoni: U infektua me Covid 19 në dasmën e tij, vdes 24-vjeçari28 August 2021