Nga Vendi
23 October 2025
Protestë e banorëve të Çashkës para KSHZ-së: Të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve

Banorët e Çashkës do të mbajnë një protestë para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Shkup. Ata kundërshtojnë mënyrën e administrimit të procesit zgjedhor në komunën e tyre dhe kërkojnë që të mos manipulohet me vullnetin e qytetarëve.

Organizatorët theksojnë se protesta do të jetë paqësore, por me mesazh të qartë për mbrojtjen e votës dhe transparencë të plotë nga institucionet zgjedhore.

Më shumë detaje priten gjatë ditës, pas daljes së përfaqësuesve të protestuesve me një deklaratë për media.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Katër viktima dhe 198 raste të reja me Covid-19, shërohen 97 pacientë15 July 2020
Gjithsej 1.832.696 persona të regjistruar në Maqedoni 1 October 2021
“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, deklaratë skandaloze e ministres serbe13 July 2026