Nga Bota
24 October 2025
Katër të vdekur pas një shpërthimi në një stacion treni në Ukrainë

Një person ka shpërthyer një pajisje plasëse në një stacion treni në veri të Ukrainës, duke vrarë veten dhe tre të tjerë, thanë zyrtarët.
 

Tre gra – një roje kufitare dhe dy civile – u vranë gjatë shpërthimit që ndodhi gjatë kontrollit të dokumenteve në një platformë pranë një treni, thanë rojet kufitare ukrainase përmes një deklarate.

“Shpërthimi u krye nga një burrë gjatë kontrollit të dokumenteve në një zonë kufitare në stacionin hekurudhor Ovruç”, në rajonin e Zhitomirit, thanë rojet kufitare ukrainase.

Personi që kreu shpërthimin, 23 vjeç, vdiq nga plagët e marra teksa po trajtohej në një autoambulancë, thanë autoritetet.

Mediat ukrainase raportuan se ai shpërtheu një granatë, por nga Ministria e Brendshme e Ukrainës nuk kanë konfirmuar se çfarë lloj pajisje plasëse u përdor.

Shërbimi i rojeve kufitare ukrainase tha se personi që dyshohet se e kreu shpërthimin “së voni ishte arrestuar për shkak se kishte tentuar të shkelte kufirin shtetëror në pjesën perëndimore” të Ukrainës. / REL



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mblidhen nesër në Shkup15 September 2021
Presidentja Osmani takohet me Donald Trumpin: Miqësia dhe aleanca me ShBA-të mbetet boshti i pathyeshëm27 September 2025
Presidentja Osmani nuk merr pjesë në paradë, as Kryeministri Kurti jo 1 July 2021