Nga Vendi
28 October 2025
Aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, lëndohet një person

SPB Tetovë njofton se në rrugën Kërçovë-Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilën është lënduar një person.

"Më 27.10.2025 në ora 09:30 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, një automjet i tipit "Fiat" me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.S. (63) nga Shkupi, ka dalë jashtë rrugës.

Në aksident, pasagjerja e tij D.S. (91) nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gostivar.
Inspetkim në vendin e ngjarjes është kryer nga një ekip i DPB Gostivar", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Kosova humbet finalen ndaj Turqisë, shuhet ëndrra për Botërorin 1 April 2026
KOSOVË / Shtatë vjet nga transformimi i FSK-së në ushtri, ekspertët: Progresi tejkaloi parashikimet15 December 2025
Zaev: 17 tetori mbetet data e zgjedhjeve lokale27 July 2021