Nga Rajoni
2 November 2025
Ali Ahmeti dhe Albin Kurti, përballë njëri-tjetrit në homazhet për Fatos Nanon

Vijojnë homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Liderë nga të gjitha spektrat politike dhe hapësirat shqiptare kanë bërë homazhe, duke shprehur konsideratën e tyre për kontributin e z. Nano në politikën shqiptare dhe atë rajonale përgjatë dekadave të demokracisë.

Një moment i veçantë gjatë këtyre homazheve u fiksua nga kamerat: takimi rastësor, por domethënës, mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilët u panë pranë njëri-tjetrit në të njëjtin rresht.

Kurti është vënë shpesh në qendër të kritikave për qëndrimet e tij ndaj politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pasi ka dalë hapur në mbështetje të koalicionit “Vlen”. Ai është kritikuar disa herë edhe nga vetë Ahmeti për deklarata të pavërteta, si ajo që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, ky moment u kalua me diplomaci nga të dyja palët, duke përcjellë një mesazh respekti në nder të figurës së Fatos Nanos.



Të ndryshme
Më shumë
Mërgimtarët shqiptarë mblidhen në Zürich kundër vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së19 September 2026
Legalizimi i kanabisit, VMRO-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit21 July 2021
Përgatitjet për zgjedhjet lokale, partitë po i bëjnë të ditur emrat e kandidatëve për kryetarë komunash25 August 2021