Nga Vendi
3 November 2025
Haqim Ramadani kërkon takim me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës

Kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani ka kërkuar takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në këtë komunë.
 

Sipas Ramadanit ka pasur parregullsi të shumta në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës.

“Thirrje për takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës

Të nderuar përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NDI-së dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin proceset zgjedhore,

Në cilësinë time si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, kërkoj një takim të menjëhershëm me përfaqësuesit tuaj për të diskutuar zhvillimet dhe parregullsitë që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor në komunën tonë.

Është me rëndësi thelbësore që çdo votë e qytetarëve të Bërvenicës të respektohet dhe që procesi zgjedhor të jetë i drejtë, transparent dhe në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare.

Kjo kërkesë bëhet në frymën e transparencës, drejtësisë dhe respektit ndaj vullnetit qytetar.

Me respekt,
Haqim Ramadani
Kandidat për Kryetar të Komunës së Bërvenicës
numri im i telefonit 072273873”, shkruan Ramadani.



Të ndryshme
Më shumë
Begaj nga Shkupi: Faktori shqiptar mbetet kyç për stabilitetin dhe rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut27 February 2026
Ahmeti: Zaev flet pasi pi 3 gota raki, Zaev: Nuk pi alkool, asnjëherë s’kam qenë i dehur 7 July 2020
Tetovë, votojnë 55 persona me COVID-19 ose që janë në izolim (VIDEO)13 July 2020