Nga Vendi
4 November 2025
SPB Tetovë: Ndalohet 47-vjeçari, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

MPB Maqedoni njofton se dje (03.11.2025) në orën 11:00 në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin I.Xh.(47) nga Tetova.

Siç thonë nga SPB Tetovë, ai ishte në kërkim me urdhër-arrest bazuar në urdhrin egjykatës për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 15 muajsh, për kryerjen e veprës penale "prodhimi dhe lëshimi në qarkullim i paautorizuar i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" sipas nenit 215 të Kodit Penal.

"Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Shkup për vuajtjen e dënimit", thonë nga SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Fifi tregon emrin që do t’i vendos djalit të saj20 October 2021
Nis “Parada e Krenarisë” në Prishtinë 1 July 2021
Ligji i Gjuhëve mbetet në pritje, Kushtetuesja pa vendim për shkak të mungesës së gjyqtarit 1 May 2026