Nga Vendi
6 November 2025
Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria: Nuk ka indikacione për vepër penale

Nga Prokuroria Themelore njoftojnë se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale, në lidhje me ngjarjen në Tetovë të 25-vjeçares nga Kosova.

Megjithatë, nga Prokuroria njoftojnë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale".
"Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria./TV21/



Të ndryshme
Më shumë
Florim Cuculi: Personat më të prekur nga Covid-19 janë të rinjët31 August 2021
Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri27 December 2025
Keni frikë nga e premtja 13 ? Ç’duhet të bëni për të shmangur ditën më të pafat të vitit13 August 2021