Nga Rajoni
7 November 2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Të dielën raundi i dytë, 1,690 të rinj votojnë për herë të parë

Në Kosovë, të dielën mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve kryetarë të 18 komunave. Të drejtë vote do të kenë edhe të rinjtë që kanë mbushur 18 vjet pas raundit të parë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Të shtunën fletëvotimet do të shpërndahen për në komunat ku mbahet balotazhi. Sipas KQZ-së aktivitetet po zhvillohen sipas planit.
“Në rundin e dytë të zgjedhjeve, do të përdoret e njëjta listë votuese e cila është përdorur në rundin e parë, me disa përditësime. Konkretisht, kjo listë është plotësuar me emrat e 1,690 të rinjve që nga data 13 tetor deri më 9 nëntor kanë të drejtë të votojnë për herë të parë. Po ashtu, nga lista janë larguar rreth 1,150 persona që kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës apo që kanë ndërruar jetë nga fillimshtatori deri në javën e fundit të tetorit”, deklaroi Valmir Elezi, Zëdhënës i KQZ-së. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Skandal medial: Gazetari zviceran Roger Köppel gjunjëzohet para Putinit në Moskë dhe i kërkon këshilla për Zvicrën 4 October 2026
Ky është dedikimi prekës i të birit për Cimen22 October 2021
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni 4 October 2021