Nga Vendi
10 November 2025
Aksident mes dy veturave në autostradën Shkup–Tetovë

Qarkullimi në autostradën Shkup–Tetovë po zhvillohet me vështirësi për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes dy automjeteve.

Sipas informacioneve fillestare, përplasja ka ndodhur në njërën nga korsitë e drejtimit Shkup–Tetovë, duke shkaktuar bllokim të pjesshëm të trafikut.

Policia dhe njësitë e ndihmës së shpejtë ndodhen në terren, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit.

Deri në përfundimin e hetimeve, autoritetet apelojnë te shoferët që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e policisë.



Të ndryshme
Më shumë
Noizy bëhet 40-vjeç, Loredana dhe Blerim Destani shkaktojnë të qeshura me befasinë për ditëlindje27 September 2026
Ahmeti brifing me gazetarët13 August 2020
Kurti: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në13 September 2026