Nga Vendi
11 November 2025
Aksident në rrugën Strugë - Dibër, lëndohet shoferi

MPB Maqedoni njofton se më 09.11.2025, në orën 18:15, në Departamentin e Punëve të Brendshme në Strugë është raportuar se në rrugën rajonale Strugë-Dibër, pranë vendit të quajtur "Livadhet labunishte", një automjet pasagjerësh "Volkswagen Golf" me targa të Ohrit, i drejtuar nga F.Ç. (76) nga Struga, ka dalë nga rruga.

Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në Spitalin Special "Shën Erazmi" në Ohër, ku ka marrë ndihmë mjekësore.

"Një ekip inspektimi nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Strugës ka kryer inspektim në vendngjarje, dhe aktualisht po përcaktohen shkaqet e aksidentit", thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Sa i pagoi Afrim Muçiqi – Shkurte Gashin e Shkëlzen Jetishin që i kënduan në dasmën e djalit? 3 September 2021
Zelensky kritikon marrëveshjen për naftën ruse: Dhuratat për Putinin nuk sjellin paqe10 October 2026
Një prej aktorëve më të famshëm në Turqi thotë se është shqiptar 6 August 2021