Nga Rajoni
17 July 2020
FOTO/ 5 shqiptarë zhvendosin “Lazaratin” në Greqi, mbollën mbi 13 mijë rrënjë kanabis

Policia greke ka kryer një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike duke shkatërruar një ndër plantacionet më të mëdha të mbjella ndonjëherë në vend. U gjetën plot 13 800 rrënjë kanabis të lartësisë 1.6 deri në 2 metra, të gatshme për mbledhje. Në pranga janë vënë 2 shtetas shqiptarë, një mashkull 43 dhe një grua 25 vjeçare ndërsa në kërkim janë vënë edhe 4 persona të tjerë, 1 grek dhe 3 shtetas shqiptarë.

Sipas policisë helene, trafikantët mundën të mbjellin lëndën narkotike në një zonë të izoluar malore, në të cilën kishin instaluar pajisje tepër moderne për vaditje. U sekuestruan 10 km tubo, dy gjeneratorë për prodhimin e energjisë dhe vënien në funksion sistemet e vaditjes.

Policia greke thotë se i ka dhenë një goditje të fortë prodhimi të narkotikëve në territorin grek. Prej disa muajsh policia greke po monitoron nga toka dhe ajri zonat e izoluara në vend, si dhe përrenjtë dhe pyjet në disa zona të vendit, mbas informacioneve se trafikantët kanë zgjedhur ta prodhojnë në vend kanabisim dhe jo ta importojnë nga Shqipëria atë.



Të ndryshme
Më shumë
Mbi 200 milionë raste të infektuara me COVID-19 në botë 5 August 2021
Arabia Saudite thotë se ka rrëzuar një dron të Houthive pranë Mekës16 September 2026
BDI: Gostivari i mbërthyer nga mbeturinat, Rusino-5 në lagjen Tullana13 October 2021