Nga Rajoni
13 November 2025
Ted Kopliku në Forumin Botëror për Demokracinë: “Demokracia mund të rilindë vetëm përmes pjesëmarrjes dhe besimit”

Bashkëthemeluesi dhe anëtari i Bordit të Institutit, Ted Kopliku, mori pjesë në World Forum for Democracy në Conseil de l’Europe, së bashku me gjeneratën 2025 të programit ASP. Ngjarja, që mblodhi figura të njohura dhe të rinj nga mbarë bota, rikujtoi se “demokracia sot është në rrezik kudo”.

Gjatë diskutimeve të forumit u theksua se rënia e pjesëmarrjes qytetare, humbja e besimit tek institucionet publike, polarizimi i thelluar që nxisin rrjetet sociale, si dhe ndryshimet e shpejta që sjell teknologjia në mënyrën e informimit dhe marrjes së vendimeve, janë ndër arsyet kryesore të erozionit të demokracisë bashkëkohore.

Megjithatë, përmes ideve dhe përvojave të ndara nga të rinj e ekspertë ndërkombëtarë, u përcoll një mesazh optimist: “Demokracia mund të rilindë vetëm përmes pjesëmarrjes së njerëzve, transparencës dhe ndërtimit të besimit.”Në kuadër të forumit, Ted Kopliku pati edhe një takim të veçantë me Presidentin legjitim të Venezuelës, Edmundo Gonzales, i cili, së bashku me Maria Corina Machado dhe opozitarë të tjerë, ka sfiduar dhe ekspozuar farsën e narkoregjimit të Nicolas Maduros.

Kopliku e cilësoi këtë përvojë si “një frymëzim të fortë për sfidat dhe mundësitë që na presin edhe në Shqipëri”, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit aktiv për mbrojtjen e vlerave demokratike.



Të ndryshme
Më shumë
Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhunë edhe ndaj një ish të dashurës, ia kishte sulmuar me thikë një familjar26 August 2021
MPB shpall konkurs për pranim të 500 policëve të rinj 5 August 2020
Siç ndodh rëndom kur afrohen zgjedhjet, Kuvendi ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e Kodit zgjedhor15 August 2025