Nga Rajoni
14 November 2025
Apeli i GJKKO-së refuzon sërish kërkesën e Ilir Metës; ish-presidenti mbetet në burg

Apeli ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg, raporton euronews.al.“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më 14.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt ‘Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shuarjen e masës së sigurimit personal të ‘arrestit në burg’ për të pandehurin I.M.” dhe vendosi:
 

Miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024. AI akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

SPAK ka mbyllur hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit.



Të ndryshme
Më shumë
Reperi shqiptar flet pas rrëmbimit24 September 2021
Bedri Hamza: Biseduam me Hashim Thaçin, presim që më 16 shtator të vihet drejtësia në vend 2 July 2026
Që nga fillimi i pandemisë rreth 6.000 persona humbën jetën nga COVID-19 në Maqedoni 3 September 2021