Sport
15 November 2025
Prindërit e Manajt pranë murales të dedikuar të biri pas festës së golit ndaj Serbisë

Rey Manaj u rikthye nga më i kritikuari në më të dashurin e lojtarëve të Kombëtares dhe për këtë padyshim që pati ndikim të madh goli i shënuar në Leskovc ndaj Serbisë, një momenti historik.
 

Pas kësaj, në Mitrovicë u krijua një murale, dedikuar festës së golit të tij, ku shfaqet edhe shqiponja, simbol i krenarisë kombëtare.

Prindërit dhe vëllai i Manajt, vizituan qytetin dhe u pritën nga ish-futbollisti dhe tani trajneri Emin Baliqi. Rey Manaj ka ndarë në rrjetet sociale foton e prindërve të tij pranë muralit, duke treguar lidhjen e ngushtë me familjen dhe emocionin e momentit. Ndërkohë, Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Anglisë, që zhvillohet në Tiranë, një sfidë vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës.

 



Të ndryshme
Më shumë
NE NUK HARROJMË! Ali Ahmeti: Kujtesa është detyrim ndaj të rënëve dhe përgjegjësi ndaj brezave që vijnë27 September 2026
Mexhiti sfidon Ahmetin dhe Osmanin: A do ta lusin Mickoskin për qeveri? 2 October 2025
Përplasje për Badenterin, BDI dhe Lidhja Shqiptare kundër Janevskës16 August 2026