Nga Vendi
17 November 2025
Grabitje me dhunë në Shkup, Prokuroria kërkon paraburgim për 43-vjeçarin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup kërkon nga Gjykata Penale që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj një 43-vjeçari, pasi i njëjti dyshohet për grabitje në Shkup.
“Veprën e ka kryer së bashku me një person tjetër, i cili po kërkohet. Më 15 nëntor, pranë një qendre tregtare në Shkup, të dy e kanë ndjekur një të dëmtuar. Në një moment, i dyshuari e ka goditur të dëmtuarin me grusht në kokë, ndërsa sulmuesi tjetër i është kërcënuar me boks të metalit. Duke i kontrolluar xhupin, i kanë gjetur dhe i kanë marrë 8.800 denarë. E kanë shtyrë në tokë, e kanë goditur me shqelma dhe janë përpjekur t’i thyejnë telefonin celular, pas çka kanë ikur”, thonë nga Prokuroria.
 



Të ndryshme
Më shumë
Tea Trifonit nuk po ja do në dashuri, ndahet edhe nga i dashuri tjetër25 October 2021
Ambasadori Denion Meidani mbështet rikthimin e liturgjisë në shqip në Rekën e Epërme20 January 2026
Filipçe: Ora policore dhe masat të mbeten në fuqi deri më 15 qershor 7 June 2021