Nga Vendi
18 November 2025
Shtetasit e Shqipërisë dyshohen për transport ilegal të emigrantëve në Maqedoni

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë, të cilët sipas Policisë, janë kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë.

Nga MPB thonë se bëhet fjalë për një burrë 27 vjeç dhe një grua 22 vjeçe, të cilët dyshohet se po transportonin emigrantë nga Siria dhe Egjipti.

“Më 17.11.2025 rreth orës 03:30, në dalje nga Gjevgjelia drejt autostradës Gjevgjeli – Shkup, punonjës policie nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare “Bogorodicë” arrestuan M.E. (27 vjeç) dhe V.E. (22 vjeçe), të dy nga Shqipëria".

"Sipas Policisë, punonjësit vërejtën një automjet “Volkswagen Touran” me targa shqiptare që po lëvizte me shpejtësi të madhe, i cili drejtohej nga M.E., ndërsa pasagjere ishte V.E. Afër automjetit u gjetën pesë persona emigrantë, njëri nga Siria dhe katër nga Egjipti. Automjeti dhe emigrantët u dërguan në Qendrën e Pranimit dhe Transitit në Gjevgjeli, ndërsa të arrestuarit u mbajtën në stacionin policor. Në konsultim me prokurorin publik, kundër tyre është ngritur padi penale në procedurë të shpejtë”, thonë nga MPB.

 



Të ndryshme
Më shumë
Përdhosen posterat e Goran Bregoviçit në Tiranë17 August 2021
A do të rritet tarifa në Autostradën e Kombit nga 5 në 8 euro? Flasin nga Qeveria shqiptare24 October 2026
Mbanin të mbyllur shtetasen e Italisë në një apartament në Ohër, paraburgim për dy të rinj 6 July 2020