Nga Rajoni
18 November 2025
Moti i keq, probleme me energjinë elektrike në disa Bashki - këto janë rrugët e bllokuara

Ndryshime e motit kanë sjellë problematika në disa zona ndërsa në shumicën e qarqeve situata paraqitet e stabilizuar. Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimit e defekteve. Intensiteti i reshjeve në qark është në rënie.

Në Sukth janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku ka edhe rrugë të bllokuara. Në Manzë raportohen rreth 48 shtëpi me prani uji. 

Në bashkinë Krujë, në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati. Niveli i ujit ka nisur të ulet.
 

Në bashkinë Kurbin vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, ku raportohen 50 banesa me prezencë uji dhe 12 të tjera në njësinë Milot. Po punojnë strukturat e bashkisë dhe mjetet e Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Në bashkinë Mirditë ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Rubik. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave. Në Kukës në disa akse rrugore ka pasur rënie inertesh, ndaj kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin. Në zona të thella malore ka mungesë energjie, dhe ekipet e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit.

Në qarqet e tjera si: Gjirokastër, Vlorë, Fier, Elbasan, Berat, Tiranë nuk raportohen problematika nga reshjet. Në Korçë po punohet për rikthimin e energjisë në disa njësi./euronews/



Të ndryshme
Më shumë
Kreu i PDSH-së Thaçi synon postin e zëvendëskryeministrit në Maqedoni24 June 2020
Propozim ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm para deputetëve21 September 2020
Spiropali mbështet studentët në Shkup, protesta për gjuhën shqipe sinjal për mungesë zbatimi të të drejtave 6 April 2026