Nga Vendi
21 November 2025
VLEN: “AKI ishte mashtrimi më i madh politik i viteve të fundit”

Koalicioni VLEN ka reaguar sërish ndaj gjendjes në radhët e opozitës shqiptare, duke deklaruar se projekti AKI ka rezultuar “mashtrimi më i madh politik i viteve të fundit”.

Sipas VLEN-it, zhvillimet e fundit në këtë subjekt, përfshirë dorëheqjet e njëpasnjëshme dhe konfliktet e brendshme, tregojnë qartë se “ky projekt nuk u ndërtua për shqiptarët, por për ambicie personale, të maskuara me PR-trukun e ‘referendumit’ për t’u hedhur hi syve qytetarëve”.

“AKI nuk funksionoi asnjë ditë si opozitë serioze. Sot po shpërbëhet në sy të opinionit, gur më gur, figurë pas figure. Ikja e Menduh Thaçit, largimi i Arjanit Hoxhës, Krenar Llogës dhe braktisja e Ziadin Selës janë vetëm simptoma të një strukture të ndërtuar mbi interesat e individëve, jo mbi interesin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Megjithatë, nga VLEN theksojnë se “ata nuk gëzohen kur të tjerët shkatërrohen”, duke shtuar se një opozitë e dobët dhe e përçarë dëmton sistemin politik dhe i lë qytetarët pa alternativë reale.

“Shqiptarët meritojnë seriozitet, jo eksperimente të dështuara me shirit ngjitës”, përmbyllet deklarata.



Të ndryshme
Më shumë
Selin dhe Gimbo diskutojnë ndjenjat në Big Brother VIP 5, moment reflektimi dhe sinqeriteti27 February 2026
Paraburgim për 43-vjeçarin nga Tetova i cili ka përdhunuar te vajza adoleshente26 August 2020
Grubi: Ne e luftojmë krimin 13 August 2021