Nga Rajoni
22 November 2025
Meidani : Çdo shkronjë shqipe mbart sakrificën e një populli të pathyeshëm.

Në Manastir u shënua sot 22 Nëntori, Dita e Alfabetit Shqiptar, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kulturore e kombëtare të shqiptarëve. Aktivitetet përkujtimore sollën në vëmendje vendimin historik të Kongresit të Manastirit, i cili më 1908 i dha gjuhës shqipe alfabetin e njësuar, duke hapur rrugën drejt arsimit dhe kulturës moderne shqiptare. Në mesazhin për Ditën e Alfabetit, u theksua se ky moment historik “i dha gjuhës sonë alfabetin e njësuar dhe kombit tonë mjetin më të fuqishëm të unitetit, kulturës dhe përparimit”, ndërsa u kujtua se alfabeti i përbashkët bëri të mundur lindjen e shkollës, librit dhe shtypit shqip. “Çdo shkronjë shqipe mbart sakrificën dhe shpirtin e një populli të pathyeshëm”, u theksua në mesazhin përkujtimor, duke nënvizuar rolin e gjuhës shqipe si themel i identitetit dhe qytetarisë shqiptare. 22 Nëntori mbetet simbol i unitetit kombëtar dhe i përpjekjeve të intelektualëve shqiptarë për të ndërtuar një gjuhë të standardizuar që bashkon shqiptarët kudo.



Të ndryshme
Më shumë
Samsung Galaxy S30 Ultra pritet të vijë me një kamerë prej 150 megapikselë15 May 2020
Adriana Matoshi për kolegen e saj: “Dude është si shpirt” 8 July 2021
Prekte dhe fërkonte të miturin në mes të lulishtes, plaku kapet në video dhe denoncohet27 October 2021