Nga Rajoni
22 November 2025
Kryetari i Partisë Demokratike,Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë. Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo të Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare. 

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisër, Victor Orban.

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri, 125 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit10 August 2020
Elon Musk dhe Starlink ngadalësojnë ofensivën ruse në Ukrainë, Kievi mban pozicionet 8 February 2026
“Zoja n’brum”, Kreshniku publikon pamje të Dafinës në kuzhinë27 September 2026