Nga Rajoni
23 November 2025
“Mos e lër vrasjen të quhet vetëvrasje”, nis protesta për Daorsa Spahijën në Gjakovë

Ka nisur protesta në Parkun e qytetit në Gjakovë me thirrjen për drejtësi për Daorsa Spahian.

Protestuesit po kërkojnë hetim të plotë e transparent për dhunën ndaj Daorsa Spahijas.

Poashtu është kërkuar që vdekja e Daorsës të trajtohet si vrasje dhe jo si vetëvrasje.

“Mos e ler vrasjen të quhet vetëvrasje! Femrat nuk duhet të kenë frikë nga dashuria. Ne nuk do të heshtim”, ishte thirrja që u bë në protestën për Daorsën.

Kujtojmë se studentja nga Gjakova, Daorsa Spahija u gjet e vdekur në Tetovë dhe sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, hetimet e para thonë që është vetëvrasje./Arbresh.info



Të ndryshme
Më shumë
Taravari, Mickoskit: Qeveria të mos krijojë "shkëndija" brenda vendit nëse kërkon stabilitet në Ballkan28 September 2026
Richard Grenell po pushon në Jug të Shqipërisë – Reporteri u sjell pamje nga Gjiri i Akuariumit 4 August 2021
Beniada u shpreh se për pak para nuk pozon nudo, sa u pagua ajo për këto imazhe të realizuara në 2017 – tën27 October 2021