Nga Vendi
24 November 2025
Kasami cakton Albi Qamilin për zëvendëskryetar të komunës së Tetovës

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka caktuar Albi Qamilin si zëvendës i kryetar të komunës. Kasami tha se këtë vendim e ka marrë në bazë të statutit të komunës së Tetovës, që i lejon kryetarit, emërimin e zëvendësit në rast të mungesës së tij. Sipas Ligjit për Vetëqeverisje lokale, zv.kryetari caktohet në rast se kryetarit të komunës i pamundësohet ushtrimi i detyrës, ndërsa kompetencat, i përcakton kreu i komunës me vendimin që e merr për të caktuar njërin nga këshilltarët, si zëvendës të tij.
 

“Parashihet që në mungesë të kryetarit deri në gjashtë muaj, kryetari autorizon një nga këshilltarët që ta zëvendësoj, me çka në momentin kur do e zëvendësoj kryetarin, i pushon mandati i këshilltarit. Në situata kur do duhet të më zëvendësoj, do duhet ta informojmë kryetarin e këshillit që në atë periudhë që më zëvendëson, nëse do ketë mbledhje këshilli, nuk do të mund ta ushtroj detyrën si këshilltar komunal”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

“Kam kënaqësi të kem rastin të kontribuoj për një Tetovë edhe më të mirë, më të zhvilluar më të pastër dhe funksionale, edhe si këshilltar, por tani edhe si zëvendëskryetar i komunës”, tha Albi Qamili, zv.kryetar i komunës së Tetovës.



Të ndryshme
Më shumë
Ronaldo i jep lamtumirën bashkëlojtarëve, mbyllet aventura e tij në Juventus pas tre sezonesh27 August 2021
Çerdhet në Gostivar të gatshme për punë, rreth 160 prindër janë paraqitur për t’i dërguar fëmijët në foshnjore25 August 2020
Vizitorët e huaj në Maqedoni më shumë ankohen për infrastrukturën rrugore dhe higjienën në vendet publike27 July 2020